.
Published On: Thu, Aug 10th, 2017

Fillojnë pagesat ndaj të angazhuarve në zgjedhjet e 11 qersorit

Share This
Tags

Rreth 1 mijë e 120 persona të angazhuar si anëtarë të Këshillave të Vendvotimit dhe stafit teknik në zgjedhjet e 11 qershorit në komunën e Gjakovës tashmë janë paguar ose pritet të paguhen ditëve të ardhshëm për punën e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas verifikimeve dhe korigjimeve të bëra, i ka dërguar në Ministrinë e Financave listat e stafit në mënyrë që të transferohen mjetet në llogaritë e këtyre personave.

Siç bëhet e ditur, Ministria e Financave menjëherë ka nisur të kryejë këto obligime./radiogjakova/