Filluan punet ne rregullimin e ambienteve te gjelberuara
Përmirsimi i motit përkatësisht ngritja e temperaturave të ajrit, ka krijuar parakushte për fillimin e mbjelljës së fidaneve, pastaj të drujve dekorativ dhe luleve, në oaza dhe ale të qytetit në Gjakovë. Shkumbin Kastrati, drejtor i Drejtorisë komunale të Shërbimeve Publike, për Radio Gjakovën ka thenë se për sezonin pranveror 2016, janë paraparë investime të shumta në përmirsimin e situatës në sipërfaqe të gjelbëruara, ku pos revitalizimit të infrastruktures do të mbillën edhe rreth 5 mijë fidane dhe lule të llojeve të ndryshme. Sipas drejtorit Kastrati, investime kapitale do të bëhën edhe në parkun qëndror si dhe në hapjën e disa parqeve të reja në qytet. Ndryshe, mbjellja e fidanave të reja dhe luleve të ndryshme tashme kane nisur për të vazhduar deri në përbushjën e planit të paraparë në tërë teritorin e komunës së Gjakovës.










