Filluan xhirimet e filmit “Cheers” të Norika Sefës
Filmi i metrazhit të shkurtër “Cheers” me regji dhe skenar nga Norika Sefa, prodhim i kompanisë Ikonë Studio me producent Yll Uka dhe Valon Bajgora, filloi me xhirimet te Diellen me 23 nëntor dhe do të ketë rreth pesë ditë xhirimi.
Menaxheri i sheshit të xhirimit, Agon Uka tha per Gazeten Express tha se gjithcka ka shkuar sipas planit ne diten e parë te xhirimeve. “Jemi shume te kënaqur me xhirimet shpresoj te vazhdoj keshtu deri ne fund”, tha Uka.
Pjese e ketij filmi jane aktorë të njohur kosovar si Luan Jaha, Bislim Muqaj, Nëntor Fetiu, Veton Osmanaj, Andi Bajgora dhe Xhelal Haliti, ndërsa drejtor fotografie është maqedonasi Dimo Popov i njohur për filmin “Punk’s Not Dead”.
Filmi flet për Lisin, djali që merr rrogën e parë dhe vendos ta ndajë mes shokëve. Shokët e tij duan raki. Lisi do të pijë dhe pse nuk i pëlqen aspak. Lisi do vetëm që të gjithë të jenë bashkë. Përpiqet të përzihet në bisedë, ata argëtohen me të, se e shohin si një burrë të vocërr dhe të lezetcëm. Por ai i cili di të bëhet shumë i këndshëm me të, kthehet dhe sillet shumë vrazhdë me shokun afër tij. Shumë shpejtë ata do të harrojnë se Lisi ndodhet mes tyre. Lisi duhet të kuptojë kush janë shokët e tij të vërtetë, këta këtu apo ata që tashmë po luajnë jashtë.
Filmi “Cheers” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe premiera e këtij filmi pritet të jetë në shkurt të vitit 2015./express/










