Filmat “Gëzuar” dhe “Tradhti me letra” në Java e filmit shqiptar New York
Ne mesin e 25 filmave në edicionin e pestë të “Javes së filmit shqiptar” që do të zhvillohet prej datës 16 deri më 20 shtator në New York do te shfaqen edhe dy filma me autor krijues nga Gjakova, Norika Sefa me filmin “Gëzuar” dhe Valmir Tertini me filmin “Tradhti me letra”. Java e filmit shqiptar, që është një ndër manifestimet më të mëdha të promovimit të vlerave kulturore dhe kinematografike Shqiptare, këtë vit vjen në Edicionin e tij të V-të, ku do të prezantoj prodhimet më të fundit të kinemasë Shqiptare, si dhe prodhimet e shumë artistëve Shqiptar që jetojnë e veprojnë jashtë trojeve të tyre. Gjithashtu do të ketë aktivitete e debate përcjellëse që do të shoqërohen përgjatë Festivalit në mënyre që të promovohet kultura e kombit tonë duke qenë gjithmonë në shërbim të paqes e tolerancës. Gjatë javës së festivalit do të prezantohet kultura, tradita dhe turizmi në tokat shqiptare. Në natën përmbyllëse të festivalit do të ndahen çmimet për filmat më të mirë pjesëmarrës në kategori të ndryshme, kurse nata e fundit e festivalit do t’i kushtohet jetës dhe veprës së lavdishme të Nënës Terezë. Në këtë edicion festivali organizohet në bashkëpunim më Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York.










