.
Published On: Wed, Nov 4th, 2015

Flaka Goranci do të promovojë albumin “Albanian Flowers”

Share This
Tags

flaka-goranciKanë mbetur edhe tri ditë nga performanca në Gjakovë e mezosopranos Flaka Goranci. E shoqëruar nga Ansambli “Dielli”, mezzosopranoja Goranci do të promovojë albumin e saj “Albanian Flowers” në Pallatin e Kultures më 7 nëntor.

Këtë album që përfshinë perlat e muzikës shqiptare Flaka Goranci do ta sjell e përcjellë nga Adela Frasineanu, Edison Pashko, Mennan Bërveniku dhe Kushtrim Gashi.

Po ky album ishte promovuar fillimisht në Vjenë të Austrisë, më pas në Tiranë, e së fundi do të vjen edhe në Prishtinë, për të vazhduar më pas edhe me Gjakovën, ku edhe do të përmbyllet ky turne i Flakës. Albumi “Albanian Flower” përbëhet nga Këngë të vjetra shqiptare por të ripërpunuara në muzikë klasike.