Florent Abrashi në finalen e “The Voice”
Tiranë- Florent Abrashi është finalisti i parë i “The Voice of Albania” 3. Ai do përfaqësojë skuadren e Sidritit. Ai ka triumfuar përballë një tjetër konkurenti të fortë, një tjetër gjakovari, Albi Xhepës dhe Benjamin Ajrullahut nga Shkupi.
Pas vendimit të trajnerit të tij, Sidritit, Florenti u shpreh shumë i lumtur dhe i emocionuar që shkoi në finale. Ndërsa, Albi tha se “The Voice” ishte një eksperiencë e bukur që nuk do ta harrojë asnjëherë dhe që do i shërbejë në të ardhmen.
Florenti u paraqit në gjysëmfinale me këngën e njohur “It’s a man’s world”. Albi që bëri poashtu një paraqitje emociunuese prezantoi baladen “Angels” nga Robbie Williams. Ndërsa Benjamini këndoi “Recovery” e James Arthur./radiogjakova/