Florenti na bën krenar, shpallet zëri i Shqipërisë
Gjakovë- Florent Abrashi është fituesi i The Voice of Albania 3. Ai ka arritur të jetë zëri më i mirë i shqiptarëve për këtë sezon duke fituar përballë tre konkurentëve tjerë.
Florenti u paraqit me tre pika muzikore, njërin prej të cilëve duet me trajnerin e tij Sidrit Bejlerin. Në gjitha performancat morri kritikat më pozitive. Fituesi u zgjodh me SMS nga publiku i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Këngëtari do të fitojë incizimin e një videoklipi dhe disa këngëve nga producentët e këtij emisioni. Pas fitores së Florentit “Facebook” e “Twitter” janë vërshuar me statuse për djalin nga Gjakova./radiogjakova/










