.
Published On: Sat, Nov 16th, 2013

Fushata e mbjelljeve në përfundim

Share This
Tags

mbjellja e gruritGjakovë- Fushata e mbjelljeve vjeshtore në komunën e Gjakovës është në fazën përfundimtare të saj. Kanë mbetur edhe shumë pak ditë që ajo të përfundoi në tërësi.

Kështu ka thënë për Radio Gjakovën, eksperti bujqësor në Drejtorinë komunale për Agrikulturë në Gjakovë, Agron Zorra. Sipas tij, nga gjithsejtë 5 mijë e 70 hektar sipërfaqe të planifikuara të realizohen gjatë  kësaj fushate, deri tani janë mbjellur 4 mijë e 870 hektar apo rreth 97% e sipërfaqes së planifikuar.

Kështu deri sa me kulturat e thekrës dhe të trokëllit mbjelljet vjeshtore kanë përfunduar, kanë mbetur edhe rreth 200 hektar të kulturës së grurit, në mënyrë që i gjithë procesi të përfundoi në tërësi.

Ndryshe, eksperti bujqësor në drejtorinë komunale për Agrikulturë në Gjakovë, Agron Zorra ka thënë se kushtet e tërësishme atmosferike të cilat kanë mbretëruar në komunën tonë, kane qenë tejet të përshtatshme për realizimin e mbjelljeve vjeshtore që është një garanci për rendimente të mira./radiogjakova/