GAP: Kusari-Lila ka realizuar vetëm 18% të premtimeve
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka realizuar 18% të premtimeve në vitin e saj të parë në këtë post. Ajo kishte bërë 32 premtime, ndërsa nuk ka karritur që t’i realizojë të gjitha. Kështu të paktën vlerësohet në raportin e e Institutit GAP.
“Komuna e Hanit të Elezit 33% të premtimeve të përmbushura, Komuna e Deçanit 31%, Malisheva 30%, Prishtina 30%, Mitrovica 29%, Graçanica 27%, Drenasi 26%, Podujeva 26%, Ferizaj 23%, Kaçaniku dhe Shterpca nga 22%, Skenderaj 21%, Vushtrria 20%, Rahoveci 20%
“Gjakova, Obiliqi dhe Gjilani nivelin e përmbushjes se premtimeve aktualisht në 18%, Shtime 17%, Fushë Kosova, Lipjani, Novobërda dhe Peja me nga 16%, Vitia, Dragashi, Kamenica dhe Istogu me nga 15%, Klina 13%, Suhareka 8%, Prizreni 6%, Juniku 4%”, ka raportuar Bekim Salihu në konferencën e organizuar nga GAP.
Premtimet e realizuara dhe të parealizuara të Kusari-Lilës shprehur në përqindje:
ARSIM
Krijimin e programit të bursave për student të fushave të inxhinierisë dhe inovacionit – 0%
Hapja e qendrave të reja për aftësim profesional në fushat e makinerisë dhe industrisë – 50%
Krijimi i programeve të shkëmbimit të nxënësve nga Gjakova me vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 25%
Ndërtimi i një qendre konvencionale të kongreseve dhe trajnimeve – 0%
BUJQËSI
Fond i veçantë për subvencionimin e Bujqësisë – 75%
INFRASTRUKTURË
Zgjerimi i rrugës Gjakovë – Prizren dhe lidhja në autostradë – 0%
KULTURË
Hapja e Qendrave Rinore në tërë Komunën e Gjakovës – 20%
Hapja e një Biblioteke Universitare në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit – 0%
Mbrojtja e “Çarshisë së vjetër” si trashëgimi kulturore dhe fetare, promovimi dhe përmirësimi i infrastrukturës së saj – 65%
KULTURË/SPORT
Ndërtimi i një amfiteatri të hapur verës, i cili dimrit mund të përdoret për sallë patinazhi gjatë dimrit – 0%
POLITIKA PUBLIKE
Avancimi i bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë përmes aktiviteteve të përbashkëta promovuese – 10%
Ndarja e Administrative e Gjakovës nga Peja – 100%
Tabela të veçanta për veturat e Gjakovës, pas ndarjes administrative nga Peja – 100%
Promovimin e Gjakovës si qytet Universitar – 10%
Administratë efikase dhe moderne – 100%
Komercializimi i Aeroportit të Gjakovës – 50%
Krijimi i klimës së favorshme dhe kushteve të përshtatshme për investime – 40%
Funksionalizimi i qendrës inovative – 100%
SHËNDETËSI
Furnizimi me pajisje dhe barna esenciale të Kujdesit shëndetësor primar – 10%
Funksionalizimi i qendrave familjare të cilat në disa vende dhe rajone të Komunës së Gjakovës nuk janë funksionale – 10%
SHËRBIME PUBLIKE
Qasja në ujë të pijshëm për të gjithë banorët – 0%
Krijimi i rrjetit për mbledhjen dhe pastrimin e ujërave të zeza – 0%
SOCIALE
Programe të veçanta për kategoritë e ndryshme sociale si për veteranët e luftës, fëmijët dhe personat me nevoja të veçanta dhe aftësi të kufizuara, përkrahje të fëmijëve me sindromin “Doën” – 30%
Krijimin e një fondi për mjekim të pensionistëve – 0%
SPORT
Rritja e infrastrukturës sportive, mbështetja e klubeve sportive – 100%
TURIZËM
Godenin ta kthejmë në zone turistike – 10%
ZHVILLIM EKONOMIK
Mbajtja e Konferencës së donatorëve – 100%
Zhvillim ekonomik bazuar në rritjen e punësimit – 25%
Rritja e GDP-së për kokë banori – 0%
Rritje e mirëqenës sociale dhe zvogëlimi i varfërisë – 0%
Përmirësimi i ambientit për biznes dhe identifikimi i zonës së lirë ekonomike – 25%
Krijimi i fondit të veçantë për Ndërmarrje të vogla dhe të mesme – 15%/radiogjakova/