“The Voice”, Florenti e Sidriti gati për “sulmin” e fundit
Tiranë- Gjakova ka një arsye të fortë të jetë sy e vesh tek “The Voice”. Do shijojnë përformancat e katër finalisteve që janë zgjedhur, por do mbështesin vetëm një, Florent Abrashin.
“Qytetin e Gjakovës gjithmonë e kam parë si jurinë kryesore dhe jam munduar në maksimum që t’i kënaq si publik, dhe normalisht shpresoj në mbështetjen e tyre gjatë këtij konkurrimi, por do të doja që mbështetja e tyre të vie jo vetëm nga arsyeja që unë vi nga Gjakova, por të jetë fryt i këndimit tim”, ka deklaruar Florent Abrashi për Radio Gjakoven ne nje intervistë të mëhershme.
Gjakova shumë lehtë mund të kishte më shumë se një finalist në qoftë se fati nuk do tregohej dinak të vinte në një skuader Albin me Forentin ose Vesen me Besnikun. Ose thjesht, sikur në një talent si ky ku vlerësohet zëri, të vlerësohej vërtet zëri dhe jo diçka tjetër.
Pavarësisht kësaj, ne po ju kujtojmë rrugëtimin e Florent Abrashit tek “The Voice”. Ai ka bërë gjashtë performance deri më tani. Gjatë dites Sidrit Bejleri ka hedhur një foto në profilin e tij në “Facebook” bashkë me Florentin ku ka shkruar: “Gati për sulm”/radiogjakova/
Florent Abrashi, 18.10.2013
Beteja Florent VS Ilir, 22/11/2013
Knock Out – Armela VS Florent, 06/12/2013
Netet Live – Florenti, Skuadra Sidrit Bejleri, 27/12/2013
Netet Live – Florenti, Skuadra Sidrit Bejleri, 10/01/2014
Gjysmefinale – Florenti, Skuadra Sidrit Bejleri, 17/01/2014










