Gjakova bëhet me mjet për transportin e pacientëve me dializë
Në kuadër të ndihmës së vazhdueshme e cila vjen nga diaspora, shoqata “Flatra” nga Gjermania, i dhuroi komunës së Gjakovës, përkatësisht Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, një automjet për transportin e pacientëve me dializë.
Kryetari i kësaj shoqate humanitare, Xhelal Zhubi, tha se nisur nga nevoja e madhe për një automjetë të tillë specifik dhe mungesës së tij në QKMF, kjo organizatë ka bërë përpjekje dhe ka arritur që pacientëve me dializë t’ju sigurojë këtë automjet.
Automjeti iu dorëzua nënkryetarit të Komunës së Gjakovës, Armend Vokshit dhe drejtorit të Drejtorisë së Shendëtësisë, Basri Komoni, të cilët e falënderuan këtë shoqatë për këtë ndihmë të çmueshme./radiogjakova/