.
Published On: Wed, Sep 3rd, 2014

“Gjakova-Çabrati” dhuron pajisje për ushtrime fizike

Share This
Tags

rotary club logoKlubi Rotarian “Gjakova-Çabrati” ka bërë dhurimin e pajisjes për ushtrime fizike të destinuar për Handi-KOS.

Ky donacion vjen pas organizimit me sukses të mbrëmjes humanitare për Handi-KOS me moton “Ndjehu mirë duke dhuruar” e mbajtur me 30 maj të këtij viti.

Sipas Butrint Batallit, nga Klubi Rotari Çabrati, të ardhurat që janë grumbulluar atë natë janë shfrytëzuar për blerjen e disa veglave për të cilat Handi-KOS ka nevojë. Dorëzimi i pajisjes u bë me një ceremoni rasti në ambientet e Handi-KOS në Gjakovë./radiogjakova/