Gjakova dhe Fort Dodge, të hapur për bashkëpunim
Në ditën e dytë të qëndrimit të tyre në Gjakovë, delegacioni nga qyteti i Fort Dodge i shtetit të Ioëa në SHBA, qytet ky i binjakëzuar me qytetin e Gjakovës, vizitoi Kuvendin e Komunës së Gjakovës, ku janë pritur nga e para e komunës, Mimoza Kusari-Lila.
Temë e bisedës ishte krijimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve të binjakëzuara në fusha të ndryshme.
Në konferencën e organizuar me gazetarë pas këtij takimi, Kusari-Lila ka veçuar projektet e trasuara të përbashkëta në fushën e kulturës si dhe tek potencialet e Zonës së Lirë Ekonomike.
Në anën tjetër, kreu i Fort Dodge, Matt Bemrich, e ka cilësuar si shumë të rëndësishme vizitën në qytetin e Gjakovës, duke theksuar se ka shumë mënyra se si mund të bashkëpunohet me komunën e Gjakovës.
Pas takimit me kreun komunal në Gjakovë, delegacioni nga Amerika ka vazhduar me vizitën në ambientet e Jakova Inovation Center ku janë njoftuar me angazhimin dhe punën që bëhet në këtë qendër./radiogjakova/