.
Published On: Tue, Apr 12th, 2016

Gjakova disponon me te gjitha parakushtet per investime

Share This
Tags

Komuna e Gjakovës posedon 201 kilometra rrugë magjistrale dhe rajonale duke mos llogaritur këtu edhe një pjesë të autostradës. Në përgjithësi rrugë të asfaltuara lokale dhe rajonale janë rreth 306 km . Komuna e Gjakovës mbulon një sipërfaqe prej afro 587 kilometra katror duke përfshirë 91 vendbanime. Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2011, kjo komunë ka një popullsi prej 94 mijë e 556 banorë. Komuna e Gjakovës shtrihet përgjatë hapësirës tektonike të rrafshit të Dukagjinit, i cili gjendet në mes të bjeshkëve të: Pashtrikut, Mokrra Gores dhe Sharrit, në lartësi nga 360 metra deri në mbi 2 mijë e 650 metra mbi nivelin e detit. Luginat e lumenjve Drini i Bardhë, Ereniku, Krena, Trava dhe Trakaniqi, si dhe të disa përroskave, krijojnë rrafshina, shumica e të cilave me tokë të punueshme e shumë pjellore.

E gjithë kjo flet se komuna e Gjakovës, i ka të gjitha parakushtet e nevojshme për zhvillim të mirëfilltë ekonomik, vetëm se nevojiten investime të domosdoshme të cilat do ta bënin joshëse për të banuar, jetuar dhe vepruar.