.
Published On: Tue, Dec 10th, 2013

Gjakova do kremtojë ndryshe festat e fundvitit

Share This
Tags

mimoza-festa1Gjakovë- Ndonëse ende nuk dihet me saktësi se kur do ta marrë zyrtarisht detyrën, kryetarja e re e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila është duke menduar që t’u dhurojë qytetarëve të Gjakovës një organizim madhështor me rastin e festave të fundvitit.

Ajo ka thënë se Gjakova e meriton një festë ndryshe sivjet, prandaj së bashku me bashkëpunëtorët e saj janë duke e konceptuar një format tjetër të organizimit.

Ndonëse nuk kanë dhënë shumë detale për këtë formë të festimit të festive të fundvitit, konkretisht Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kryetarja Kusari – Lila ka thënë se këtë vit në Gjakovë do të festohet si asnjëherë deri më tani në Kosovë dhe në një stil krejtësisht evropian.

Megjithatë, mësohet se përpos dekorimit madhështor të qytetit, është paraparë edhe vendosja e disa shtëpizave prej druri në qendër të qytetit, në të cilat do të vendosen produkte të ndryshme vendore, kryesisht ato ushqimore dhe pije freskuese.

Sipas kryetares Kusari – Lila, përpos festës, kjo formë do të jetë edhe një ftesë dhe sensibilizim për konsumim të produkteve vendore./radiogjakova/