.
Published On: Fri, Oct 17th, 2014

Gjakova ëmbëlsohet nga “Festa e Mjaltit”

Share This
Tags

mjalti-panairiMe organizim të Shoqatës së Bletarëve “Flora” të Gjakovës, në 61 vjetorin e themelimit të saj, dhe në mbështetje të Drejtorisë komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në Gjakovë ka nisur manifestimi tashmë tradicional “Festa e Mjaltit”, i cili do të zgjatë dy ditë.

Në solemnitetin e hapjes solemne ka folur kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, e cila ka veçuar përpjekjet e qeverisë komunale për të mbështetur bletarët me ç’rast ka potencuar se për këtë qëllim janë ndarë 20 mijë euro. Ndërkaq, Florin Dautaga, kryetar i Shoqatës “Flora”,  ka thënë se me këtë rast do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të cilat në fokus kanë  sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e kultivimit të mjaltit si ekonomi e rëndësishme dhe profitabile familjare si dhe konsumimit të mjaltit si produkt i pazëvendësueshëm në tryezat tona.

Në anën tjetër, nënkryetari i Shoqatës së Bletarëve “Flora” në komunën tonë, Arsim Hoxha, për Radio Gjakovën, ka veçuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për bletarë. Kur është fjala tek produktet e pritura të mjaltit gjatë këtij viti, kultivuesi i devotshëm i mjaltit në komunën tonë, Hasan Sahiti, ka veçuar kushtet jo të përshtatshme atmosferike të cilat kanë mbretëruar në nënqiellin tonë.

Ndryshe  “Festa e  Mjaltit Gjakova 2014”, ka nis me Panairin, përkatësisht ekspozitën tradicionale të prodhimeve të mjaltit e cila është mbajtur  në ambient të hapur, në platon para Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ndërkohë që, gjatë dy ditëve të këtij manifestimi do të mbahen  punëtori të shumta në të cilat do të marrin pjesë ekspertë jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria, Maqedonia, e të tjerë./radiogjakova/