.
Published On: Wed, Jun 17th, 2015

Gjakova gati për t’i pritur mërgimtarët

Share This
Tags

gjakova-rrethi-kazerma

Komuna e Gjakovës tashmë është përgatitur për pritjen sa më të mirë të bashkëatdhetarëve, të cilët kryesisht në muajt e verës, vijnë në vendlindje për pushimet e tyre vjetore.

Sipas Ali Tafarshikut nga kabineti i kryetares së komunës, institucionet lokale janë duke menduar për zgjatje të orarit të punës së administratës komunale për muajt e verës, ndërsa nuk do të mungojnë as aktivitetet e shumta kulturore me anë të të cilave synohet disponimi i bashkëatdhetarëve.

E përpos këtyre, komuna është duke u angazhuar që mysafirëve tu krijojë kushte të mira gjatë pushimit të tyre edhe në aspektin infratrukturor. Krahas rregullimit të shumë rrugëve të reja dhe sanimit të rrugëve të dëmtuar, tashmë është në përfundim edhe rrethrrotullimi në kryqëzimin e rrugëve “Tirana” dhe “Skënderbeu”, dalja në drejtim të Prizrenit, lokacion i cili ka sjellur shumë telashe gjatë sezoneve të kaluara verore.