.
Published On: Tue, Mar 11th, 2014

Gjakova i bashkangjitet kampanjës së evropianëve të rinj

Share This
Tags

mimoza-hasaniPresidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), Avdullah Hasani, me bashkëpunëtorë, ka vizituar Komunën e Gjakovës ku është takuar me Kryetaren Mimoza Kusari-Lila, në kuadër të kampanjës “Ne jemi gati –Bashkohu edhe ti”, në të cilën KREK-u po synon t’i aktivizojë 7.000 të rinj për t’i bashkërenduar aktivitetet e tyre në interesat ë Sektorit të Rinisë.

Kryetarja Kusari-Lila i ka informuar zyrtarët e KREK-ut lidhur me planet dhe aktivitet e Komunës së Gjakovës lidhur me angazhimin, punësimin e të rinjve në administratën komunale si dhe aktivitet që po zhvillohen në Sektorin e rinisë.

Ajo është zotuar se do rrisë bashkëpunimin e organizatat rinore tërë kapacitetin e komunës për ta forcuar rolin e të rinjve në vendimmarrje që është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.

Ndërsa , Presidenti i KREK-ut Avdullah Hasani, ka kërkuar nga Komuna e Gjakovës që t’i shtojë aktivitetet e të rinjve t’ju krijojë hapësira moderne forumeve dhe nismave ku bëjnë aktivitete të rinjtë si dhe të mbështeten të rinjtë me projekte dhe programe komunale me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje në nivelin lokal.

Evropianet e rinj po i vizitojnë Komunat e Kosovës në kuadër të kampanjës që ka për qëllim të rrisin vëmendjen e ekzekutivit lokal lidhur me fuqizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset e vendim marrjes.