.
Published On: Mon, Jan 13th, 2014

Gjakova komunë prioritare për investime austriake

Share This
Tags

kusari-brigerGjakovë- Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger ka vizituar të hënën Gjakovën ku ka zhvilluar një takim me kryetaren e komunës, Mimoza Kusari-Lila.

E para e Gjakovës dhe ambsadori Brieger kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në mes të komunës së Gjakovës dhe qeverisë austrike dhe organizatave tjera qeveritare e jo qeveritare të këtij shteti.

Kusari – Lila ka shpalosur para diplomatit austrikat vizionin e saj për Gjakovën në katër vitet e ardhshme, duke u ndalur tek konferenca e donatorëve si dhe ndihmen që mund të japi shteti austriak në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, ambasadori Brieger ka thënë se zgjedhja e Kusari – Lilës në krye të Gjakovës është një lajm i mirë, ndërsa ka shfaqur bindjen se me të në krye, Gjakova do të ketë zhvillim më të shpejtë.

Ai ka thënë se dy komunat me zonë të lirë ekonomike, Gjakova dhe Mitrovica, janë prioritet i qeverisë austriake dhe se janë të interesuar që t’u ndihmojnë këtyre komunave me të gjitha kapacitetet e veta në Kosovë./radiogjakova/