Gjakova me objekt të ri të QKMF-së
Gjakovë- Gjakova do të ketë një objekt të ri dhe modern të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Kështu të paktën ka premtuar kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se objekti aktual nuk i plotëson kushtet që t`ju ofrojë shërbime cilësore qytetarëve të Gjakovës.
Ajo ka shtuar se pasi të jetë caktuar lokacioni dhe pasi të jetë ndërtuar objekti i ri, objekti i vjetër i QKMF-së mund të përdoret për themelimin e parkut teknologjik, qendrës rinore, e të tjera aktivitete të ngjashme.
Kusari – Lila ka thënë se për këtë vendim e ka marrë edhe konfirmimin e ekspertëve të ndryshëm, të cilët kanë konstatuar se objekti aktual e mbi të gjitha lokacioni ku ai ndodhet nuk mundëson funksionim të mirë të QKMF-së./radiogjakova/