.
Published On: Thu, May 28th, 2015

Gjakova me Qendrë Multifunksionale

Share This
Tags
largea_unnamed1432814971

Fotot: BotaSot

Sot në Gjakovë është hapur zyrtarisht Qendra Multifunksionale, aktivitet ky që organizohet nga Qendra Kosovare për Zhvillim në kuadër të projektit “Perëndimi mendon në biznes – Mundësimi i mjedisit të biznesit në rajonin perëndimor”.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa implementimi i tij bëhet nga Qendra Kosovare për Zhvillim në partneritet me komunën e Gjakovës.

Me rastin e hapjes zyrtare të kësaj qendre, do të mbahet edhe një konferencë finale, në të cilën do të prezantohen të gjitha aktivitetet dhe projektet e Qendrës Multifunksionale. Qendra Multifunksionale gjendet në lokacionin Loma e Drithit.