.
Published On: Wed, Mar 7th, 2018

Gjakova pa mirëmbajtës të kontraktuar të parqeve

Share This
Tags

Parqet dhe oazat në qytetin e Gjakovës kanë mbetur pa kujdesin e duhur gjatë gjithë vitit të kaluar, pasi Komuna nuk kishte arritur të angazhonte një operator ekonomik për të kryer këtë punë.

Komuna disa herë kishte hapur tender por ishin anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit pas ankesave të kompanive të ndryshme konkuruese.

Në Drejtorinë për Shërbime Publik thanë se mos angazhimi i operatorit që nga viti i kaluar ka qenë pa fajin e tyre.

Por shtuan se janë në procedurë të përgatitjes së dokumentacionit për të hapur një tender tjetër dhe shpresojnë që të mos ketë probleme në këtë drejtim sikur vitin e kaluar.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati, tha se gjatë javës tjetër pritet të hapet tenderi dhe më së largu pas dy muajve të sigurojnë operatorin që do të kujdeset për parqet dhe oazat në qytetin e Gjakovës./radiogjakova/