Gjakova priti Lituanin në kuader të kualifikimeve për Kampionatin Botrorë në Henbolll
Rrugëtimi i përfaqësueses së Kosovës në hendboll për kualifikimet e kampionatit Botëror Franca 2017, ka nisë të mërkurën në mbrëmje në pallatin e sporteve Shani Nushi në një atmosferë të rrallë para mbi 2 mijë adhuruesve të hendbollit. Anipse Kosova është mposhtur nga Lituania me rezultat 30:26, la përshtypje të mirë për angazhimin dhe dëshirën për fitore.
Posaçërisht hendbollistët e Kosovës shkëlqyen në 15 minutat e parë të takimit kur arritën avantazhin në 6 me 4, dhe në fillim të pjesëlojës së dytë kur gati e përmbysen epërsinë e lartë të 30 minutave të parë që ishte 8:15. Dallimi në mes të dy skuadrave u bë në pjesën e parë, pasi Lituania me hendbollist shtatëgjatë dhe përvojë më të madhe në garat ndërkombëtare, arriti avantazh prej 7 pikëve.
Kosova u mundua të kthehet në lojë në pjesën e dytë, ku iu ofrua deri në 3 pikë, por kjo ishte e gjitha, pasi në fund u mposhtën 30:26. Te Kosova hendbollisti më i dalluar ishte Florim Hoxha me 6 gola, i ndjekur nga Valon Dedaj dhe Kastriot Jupa me nga 4 gola. Kryetrajneri i Kosovës Taib Kabashi pas ndeshjes e vlerësoi kështu këtë takim: Ndërkaq një nga hendbollistët më të mirë Valon Dedaj, bashkëvendësi ynë që luan në Suedi, pas ndeshjes Kosovë –Lituani
Të theksojmë se organizimi i ndeshjes u vlerësua lartë falë angazhimit të punëtorëve sportiv edhe tifozerisë së zëshme gjakovare . Në grup me Kosovën për kualifikimet në kampionatin Botëror është edhe Sllovakia dhe Bosnja e Hercegovina.