Gjakova qendër e ekspertëve mjekësor të ripordhimit human
Gjakovë- Gjatë kësaj fundjave Gjakova do të jetë qendër e ekspertëve mjekësor të riprodhimit human nga Evropa. Në fakt Institucioni Shëndetësor “Fati im” nën përkrahjen e Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës organizon “Simpoziumin Ndërkombëtar mbi Riprodhinit Human”.
Ky takim është do të jetë rast i mirë dhe një mundësi ideale që të prezantohen risitë e fundit në teknologjitë e riprodhimit të asistuar dhe së bashku me ekspertë evropian të debatohen problemet, sfidat dhe mënyrat që pacientëve kosovar t’ju ofrohen shërbime sa më cilësore të nivelit të njëjtë si në qendrat tjera evropiane të shteteve të zhvilluara.
Në hapje të këtij simpoziumi pritet të jenë drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës si dhe drejtues komunal./radiogjakova/










