Gjakovarët skeptikë me pakon e re fiskale
Ashtu siç patën paralajmëruar ekspertët dy ditë më parë, edhe qytetarët e Gjakovës po shprehen skeptikë me pakon e re fiskale, konkretisht me lëvizjen vlerës së TVSH-së, e cila ka filluar të aplikohet dy ditë më parë.
Ndonëse TVSH-ja është ulur për disa produkte bazike, ndërsa është rritur për produktet e luksit, qytetarët thonë se kjo edhe më shumë do ta rëndoj xhepin e tyre, ndërsa do ta pasurojë buxhetin e qeverisë dhe të kompanive të mëdha tregtare.
Qytetarët janë shprehur të bindur se me uljen e TVSH-së nuk do të ulet çmimi i bukës, miellit, qumështit apo vajit, ndërsa në të njejten kohë do të ngritet çmimi për produktet që u është ngritur TVSH-ja siç janë, nafta apo medikamentet shëndetsore.
E pikërisht janë këto dy produkte të cilat me rritjen e çmimit pritet ta vështireësojnë edhe më shumë jetën e qytetarëve, për faktin se medikamentet shëndetsore janë element i domosdoshëm jetësoj dhe nuk bëjnë pjesë në produktet e luksit, ndërsa shtrejtimi i naftës si zakonsiht do të ndikojë edhe në shtrejtimin e të gjitha produkteve tjera.
E për këtë, shumë qytetarë kanë kërkuar nga inspektorët komunal por edhe nga ata të ATK-së që të shtojnë kontrollet nëpër pikat shitëse, për të parë nga afër nëse tregtarët do t’i zbresin çmimet bazuar në uljen e TVSH-së.