.
Published On: Wed, Jan 29th, 2014

Gjakovë, për tri ditë rradhazi mbahet festivali “A ccapello”

Share This
Tags

prenk-jakova-muzikaaaGjakovë- Gjakova në tri ditët e ardhshme do të jetë nikoqire e Festivalit të koreve të femrave, “A ccapello” me pjesëmarrës nga Evropa Juglindore. Në mbrëmjen e parë, që mbahet të mërkure (sonte) në orën 19:00 prezantohet Kori i shkollës së muzikës ‘Prenk Jakova” nga Gjakova me dirigjente Klodina Kryeziun si dhe Kori i femrave “NERAZDELNI” nga Kyustendil i Bullgarisë me dirigjente Vesela Petrova.

Ndërkaq nesër në mbrëmjen e dytë  të festivalit prezantohet Kori i femrave “Vox Art” nga Prishtina me dirigjent Ylber Asllanaj, si dhe Kori miks nga Ferizaj me dirigjente Lindita Isufi.

Në mbrëmjen e tretë të festivalit më 31 janar do të prezantohet kori i femrave nga Sofia ‘Polifonia” me dirigjente Judmilla Gerova. Drejtor i festivalit është  Rauf Dhomi, ndërsa drejtor Artsitik Kastriot Sada.

Menagjer i festivalit të koreve është Shefqet Hoxha–Sheki.Të gjitha koncertet do të mbahen në Hollin e shkollës së muzikës ‘Prenk Jakova” në Gjakovë me fillim në orën 19:00. /radiogjakova/