.
Published On: Mon, Jul 13th, 2015

Gjakovës vitin e ardhëshëm ju është ndarë një buxhet fillestar më i ulët se vitin në vijim

Share This
Tags

gjakova-rrethi-kazermaBazuar në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Republikës së Kosovës, të publikuar në muajin maj të këtij viti, përkatësisht nisur nga shënimet statistikore të regjistrimit të fundit të popullësisë së Kosovës, në të cilën komuna e Gjakovës ka 94 mijë e 556 banorë, komunës sonë për  vitin e ardhëshëm ju është ndarë një buxhet fillestar më i ulët se vitin në vijim.

Më konkretisht, Komisioni i Grandeve i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për vitin 2016, komunës së Gjakovë i ka ndarë një buxhet fillestar prej afro 20 milion euro, përkatësisht për rreth 400 mijë euro më i vogël se në vitin 2015.

Një vendim i till është bazuar në zvoglimin e stafit të arsimit, ku gjatë këtij viti në komunën tone janë  1 mijë e 585 punonjës në arsim derisa për viti  2016 janë paraparë 1 mijë e 372 punonjës, duke përfshirë këtu  mësimdhënës dhe staf administrative dhe ndihmës, çka do të thot se do të ketë zvoglim të stafit të arsimit për 213 punëtorë.