Gjedhi races Hollshtajn i fermerit Sadik Sadiku nga Dragashi shpallet me i miri ne Panairit të gjedhit
“Ditët e agrobiznesit Kosova 2016 u mbyllen sot me manifestimin tradicional të Panairit të gjedhit që u mbajt në Korenicë, ku edhe u shpallen fermerët më të suksesshëm në kultivimin e gjedhëve, përkatësisht të qumështit dhe mishit. Pas një gare interesante, komisioni i ekspertëve shpalli gjedhin races Hollshtajn të fermerit Sadik Sadiku nga Dragashi, si gjedhin elit në panairin e sotëm në Gjakovë. Ndërkohë janë shpërblyer edhe blegtorët e 7 racave të gjedheve të prezantuara në panairin e sotëm. Fituesve iu ndanë çmime dhe mirënjohje.
Me rastin e përmbylljes së këtij organizimi që ka zgjuar kërshërinë tek kultivuesit e sektorëve përkatës, Bekim Ermeni, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural, ndër tjerash ka theksuar se: “Ky panair organizohet për të njëmbëdhjetën herë, dhe së pari ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e racës autoktone të gjedhit Busha, mandej motivimin e fermerëve që të rrisin racat më cilësore, qofshin ato për majmëri, apo për prodhimin e qumështit. Përmes këtij panairi, fermerët shpërblehen për punën e tyre duke përzgjedhur fituesit e shtatë racave dhe shpërblimet për tre vendet e para nga të gjitha racat. Ne këtë ceremoni pos blegtorëve kosovarë, morën pjesë edhe zyrtarë komunal dhe të Ministrisë së Bujqësisë.










