.
Published On: Fri, Jan 19th, 2018

Gjendet trupi i pajetë i 82-vjeçarit që ra nga ura

Share This
Tags

Pas kërkimeve dyjavore, ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë të premten rreth orës 11:50 trupin e pajetë të 82-vjeçarit Mustafë Haxhija që u hodh nga ura mbi lumin Erenik në “Bllokun e Ri”.

Lajmi është konfirmuar Drejtoria e Policisë Rajonale e Gjakovës dhe Brigada e Zjarrfikësve të Gjakovës të cilët kanë qenë të angazhuar në kërkime bashkë me atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Trupi i të ndjerit është gjetur përafërsisht rreth dy kilometra nga vendi i ngjarjes. 82-vjeçari ishte kapur nga kamerat e sigurisë deri sa ka rënë nga ura pasditen e datës 5 janar.

Njësitet e FSK-së nuk pushuan së kërkuari në asnjë moment për 14 ditë rresht, të përkrahur kohë pas kohe edhe nga njësiti i zhytësve nga Mitrovica dhe ekipi i zjarrfikësve nga Gjakova edhe përkundër terrenit të pa përshtatshëm dhe vështirësive të tjera./radiogjakova/