Gjendja e lumejve në komunën e Gjakovës po vazhdon të jetë e rëndë
Gjendja e lumejve në komunën e Gjakovës po vazhdon të jetë e rëndë, e bile edhe të rëndohet edhe më shumë çdo ditë e më tepër.
Kjo po vërehet sidomos gjatë këtyre ditëve të verës, kur frekuentimi i lumenjëve kthehet në domosdoshëmri. Ashtu sikurse Drini e Ereniku, edhe lumi Krena është në gjendje të rëndë, dhe fajtor për situatën e krijuar është kryesisht faktori njeri.
Në rastin e lumit Krena, është hudhja e mbeturinave veprimi kryesor që po sjell telashe, pasi sasia e mbeturinave të grumbulluara po e pengon rrjedhen e lumiut dhe po e dëmton shtratin në të njejten kohë.
Kjo gjendje kryesisht po vërehet në pjesen kur Krena nuk e ka shtratin të ndërtuar, por një gjë e tillë nuk përjashtohet as në pjesen ku shtrati është i ndërtuar, konkretisht në qendrë të qytetit.
Të pyetur për këtë gjë, zyrtarët komunal të Gjakovës thonë se deri me tani kanë vazhduar me apele për mos hudhje të mbeturinave, por një veprim i tillë duket se nuk ka pasur sukses. Prandaj, sipas tyre alternativë e vetme ka mbetur aplikimi i masave ndëshkuese për ata që kapen duke hudhur mbeturina. Megjithatë, sipas tyre, Krena mund të shpëtojë shumë shpejtë, pasi pritet ndërtimi i shtratitit në pjesën ku nuk ka shtrat.