.
Published On: Fri, Nov 7th, 2014

Gjimnazi “Hajdar Dushi” kremton festën e tij

Share This
Tags

gjimnazi-festa-kusari-cahaniGjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë, institucioni më i rëndësishëm arsimor në komunë, nga ku kanë dalë kuadro të shumta të cilat kanë dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin dhe rriten e Gjakovës dhe Kosovës, kremtoi festën e shkollës. Në ceremoninë e cila është zhvilluar  me këtë rast, në 61 vjetorin e themelimit të kësaj vatre arsimore, fillimisht janë vendosur kurora me lule tek bust i heroit të popullit Hajdar Dushi.

Me këte rast, për historikun e kësaj shkolle dhe për të arriturat në arsimimin e popullatës ndër vite ka fol  drejtori, Bedri Cahani i cili ndër të tjera ka veçuar ecurinë e suksesit të nxënësve të kësaj shkolle duke thënë se në vitin 2012/2013, suksesi i nxënësve ka qenë mbi 78 përqind pozitivë, ndërkaq një vit më pas rreth 88 përqind pozitivë. Pos kësaj, drejtori Cahani ka potencuar edhe rezultatin shumë të mirë në testin e maturës ku suksesi  ka qenë 96 përqind pozitivë dhe i cili, sipas tij ka qenë rezultati më i mirë në nivel të Kosovës.

Sipas Cahanit suksesi i arritur është kontribut i përkushtimit dhe vetëdijesimit të  nxënësve dhe prindërve si dhe punës së  palodhshme të mësimdhënësve dhe të gjithë stafit të Gjimnazit. Në anën tjetër e para e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, mes tjerash ka thënë se, si ish nxënësve e këtij mjedisi shkollor, vlerëson të arriturat e kësaj shkolle duke veçuar edhe kushtet dhe në tërësi infrastrukturën e saj.

Pos kësaj ajo ka fol edhe për heroin e popullit Hajdar Dushi, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë, duke veçuar kontributin e pamohueshëm të tij për popullin liridashës të Kosovës. Në këtë ceremoni ka fol edhe shefi i Korpusit të Paqes në Kosovë, zoti Kac, ndërkohë që shënimi i Ditës së Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë ka përfunduar me një program kulturo-artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle./radiogjakova/