Gjini merr detyrën të hënën, ja kush e drejton seancën e parë të Asamblesë
Pas certifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve në Gjakovë, Ardian Gjini do të marrë detyrën e kreut të ri të Komunës.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës është njoftuar nga Zyra për informim e komunës do të mbahet të hënën në ora 10:00.
Në zyrën e të parit të komunës, Ardian Gjini do të pritet nga nënkryetari në largim Armend Vokshi. Kjo do të shënojë edhe ndryshimin e pushtetit në komunën e Gjakovës.
Mirëpo, Gjini do të duhet të betohet përpara asambleistëve të rinj në mbledhjen inauguruese të legjislacionit të ri të Kuvendit të Komunës që do të mbahet të hënën e 18 dhjetorit në ora 10:00.
Sipas rregullores këtë mbledhje konstituive do ta udhëheq asamblisti më i moshuar, që në këtë rast është Sadik Hoti i LDK-së.
Në seancën e parë do të betohen edhe 35 këshilltarët e rinj të Kuvendit dhe pritet të zgjidhet kryesuesi i ri i Asamblesë./radiogjakova/