.
Published On: Mon, Dec 18th, 2017

Gjini nëshkruan marrëveshjen për transportin e nxënësve

Share This
Tags

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, menjëherë pas marrjes zyrtare të detyrës e ka vendosur nënshkrimin e parë zyrtar nga ky post, nënshkrim që është vënë mbi vendimin për fillimin e transportit për nxënësit e komunës së Gjakovës.

Ceremonia e nënshkrimit është bërë në praninë e mediave, me ç ‘rast kryetari Gjini ka thënë se ky proces i vonuar mbi një vit e gjysmë sot po nis në të mirë të nxënësve, ndërsa ka premtuar se qeverisja e re nuk do të lejojë që procese të tilla kaq të ndjeshme të zvarriten apo vonohen në të ardhmen.

Gjini nënshkroi marrëveshjen me 4 operatorë të ndryshëm ekonomikë për 28 linja transporti.

Po ashtu, kryetari i komunës së Gjakovës, sikurse në mbledhjen e Asamblesë ka bërë të ditur se tenderi për transportin e nxënësve, ai për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve dhe të gjithë tenderët tjerë që kanë limit kohor të realizimit do të shpallen dhe do të jenë të gatshëm me kohë përgjatë katër viteve të ardhshme.