Gjykata Themelore në Gjakovë ka përfunduarë me qindra lëndë të cilat kishin mbetur të pazgjidhura
Për vetëm 6 muaj prej se është përforcuar me 5 gjyqtarë të rinjë, Gjykata Themelore në Gjakovë ka arritur që të përfundojë me qindra lëndë të cilat kishin mbetur të pazgjidhura në këtë institucion për vite me rradhë.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Gjykatës Vaton Durguti, i cili ka bërë me dije se lëndët e zgjidhura janë nga sektori civil por edhe nga ai i kundërvajtjes, dy sektore këto ku popullimi i lëndëve ka qenë më i madh.
Sipas Durgutit, 4 prej 5 gjyqtarëve të rinjë janë duke punuar në sektorin civil, ndërsa një në sektorin e kundërvajtjes dhe tashmë palët që janë të përfshira në lëndet e këtyre dy sektorëve po i kryejn shumë më shpejtë rastet e tyre.
Ndryshe, para ardhjes së 5 gjyqtarëve të rinjë, Gjykata Themelore e Gjakovës kishte mbetur me vetëm 10 gjyqtarë dhe me mbi 80 mijë lënde të pa proceduara, numër ky që tashmë është zvogëluar ndjeshëm.










