.
Published On: Mon, Jan 20th, 2014

Gratë e “Rrjetit…”: Mimoza, kryetare legjendare

Share This
Tags

mimoza-grateGjakovë- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka pritur në takim një delegacion nga “Rrjeti i Grave të Kosovës” i udhëhequr nga kryetarja e këtij rrjeti, Igballe Rugova.

Fillimisht, përfaqësueset e rrjetit të grave uruan Kusari Lila për fitoren në zgjedhjet e fundit lokale, duke thënë se ajo tashmë është një kryetare legjendare, e cila ka thyer akullin me aftësitë e saja.

Po ashtu, gratë kërkuan nga kryetarja e komunës së Gjakovës që t’i motivojë gratë të cilat merren me artizanate nga komuna në mënyrë që t’i kthehen panairit të artizanateve që mbahet  çdo vit në Kosovë.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës ka shfaqur mirënjohjen e saj për punën e rrjetit të grave, si dhe ka treguar gadishmëri bashkëpunimi. Gjithashtu, kryetarja ka thënë se do të jetë në gjendje që të motivojë gratë e komunes së Gjakovës për më shumë rol në vendimmarrje dhe përfshirje, sidomos në biznes.

Në këtë takim u diskutua edhe rreth shpalljes zyrtare të “Shtëpisë Muze” të familjes Qerkezi, ku Kusari-Lila tha se përpos shpalljes muze, kjo shtëpi do të ketë edhe mirëmbajtësin që do të mbajë guiden.