Gratë nga Kushaveci falënderojnë kryetaren Kusari-Lila
Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka pritur në takim një grup të grave të fshatit Kushavec, me të cilat ka bashkëbiseduar për problemet por edhe zhvillimet në këtë fshat, me theks të veçantë zhvillimin dhe avancimin e gruas së këtij fshati. Në këtë takim, kryetarja Kusari – Lila ka marrë falënderime për përkrahjen e vazhdueshme të projekteve në fshatin Kushavec dhe në tërë rajonin në përgjithësi, ndërsa ka premtuar se kjo përkrahje nuk do të mungojë edhe në të ardhmen. Kryetarja Mimoza Kusari – Lila gjithashtu me kënaqësi e ka pranuar një ftesë që në muajin maj të marrë pjesë në ditën e nënës, një festë kjo tradicionale që organizohet në fshatin Kushavec.










