.
Published On: Tue, Feb 27th, 2018

Gripi, mbi 65 mijë shërbime për dy muaj në QKMF-në e Gjakovës

Share This
Tags

Temperaturat e ulëta të cilat po mbretërojnë mbi vendin tonë në ditët e fundit pashmangshëm kanë ndikuar edhe në shëndetin e qytetarëve. Një pjesë e tyre janë detyruar të kërkojnë edhe ndihmën mjekësore.

Në qendrat e mjekësisë familjare në Gjakovë në ditët e fundit ka pasur një rritje të numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë.  Ankesat e tyre sipas mjekëve në QKMF-s, janë  temperatura e lartë, lodhje, plogështi, dhembje të trupit, rrjedhje hundesh dhe koll e thatë.

Sipas statistikave, vetëm gjatë muajit Shkurt, në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në komunën e Gjakovës  janë trajtuar 8 mijë e 800 pacientë. Një fluks më i madh i pacientëve është regjistruar deri të dielën më 25 shkurt.

Ndërsa në dy ditët e fundit, përkatësisht nga dita e hënë, gjendja është më e qetë pasi ka numër më të vogël të pacientëve që po kërkojnë ndihmën e mjekut.

Ndryshe, muajt janar edhe shkurt të këtij viti, sipas statistikave që kanë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka pasur një numër më të madh të pacienteve që kanë kërkuar ndihmë në krahasim me muajt e kaluar.

Vetëm në muajin janar në Qendrat e Mjekësisë Familjare janë ofruar 33 mijë e 554 shërbime për qytetarë. Sipas zyrtarëve të QKMF-së një numër i përafërt ka qenë edhe gjatë muajit shkurt./radiogjakova/