.
Published On: Fri, Nov 29th, 2013

Hapet “Nertili”, qendra më e madhe tregtare në Kosovë (Video)

Share This
Tags

nertili-Gjakovë- “Nertili” është qendra tregtare që është hapur të enjten në Gjakovë, që pronarët e konsiderojnë të jetë më e madhja në Kosovë. Mijëra qytetarë morën pjesë në hapjen e saj ku brenda, përveç shumë e shumë tjerash ka edhe pamjen e çarshisë së vjetër të Gjakovës.

Firma të njohura vendore por edhe të huaja janë mbledhur, e tash gjakovarët në një vend kanë teatër, patinazh, bowling, pishina e çka jo tjetër. Menaxheri i saj Arlind Bejtullahu thotë se deri në mars do shtohen edhe shumë mundësi argëtimi në të.

“Më sipërfaqe kjo është 42 mijë metra katrorë, ka çarshinë e vjetër që nuk e gjen askund, ka teatër, bowling, së shpejti patinazhin. Është fitnesi, pishina. Në të ardhmen do të ketë edhe fushë futbolli dhe basketbolli dhe krejt përfundojnë në marsin që po vjen”, thotë ai.

“Nertili” është hapur vetëm në katin më të lartë, tre të tjerët pritet të vijnë firma të njohura nga e gjithë bota.
“Në Kosovë është më e madhja definitivisht”, tha ai. “Nertili” ndodhet afër Sallës së Sporteve në Gjakovë./KP/