.
Published On: Wed, Apr 6th, 2016

Haradinaj: Nga koalcioni me partner eshte formuar nje opozite e fuqishme

Share This
Tags

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar me anëtarë të kryesisë qëndrore, të henen, ka qëndruar në Gjakovë, me ç’rast ka bashkëbiseduar me strukturat udhëheqëse të degëve nga rajoni i Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës. Këte takim e ka hapur kryetari i degës në Gjakovë, Ardian Gjini, ndërkohë që duke ju drejtuar të pranishmive, lideri i AAK-së, Haradinaj ka thenë se “Koalicioni më i madh qeverisës i cili kurdoherë ka qenë në Kosovë, me dy të tretat e votes, e ka detyruar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të bashkëpunoi me partneret opozitar, për të krijuar kështu një opozitë të fuqishme, jo pse ne nuk dëshirojmë të vijmë në pushtet por nga shkaku se kjo ka qenë mënyra në rrethanat e krijuara. Sondazhet serioze kanë treguar se ne jemi në rritje por qështja është si të vazhdojmë më tutje”- ka thenë pos tjerash në këtë takim, Haradinaj.