.
Published On: Sat, Apr 28th, 2018

Hendboll, Shqiponja fiton dhe ruan hapin për titull

Share This
Tags

Të shtunën u luajtën ndeshjet e javës së 18-të në Superligën A të Kosovës në hendboll për femra.

Shqiponja nuk gaboi dhe fitoi pasditen e së shtunës në Gjakovë 31-25 ndaj Istogut duke mbajtur hapin për titull me skuadrën e Vushtrrisë.

Në Superligën B, vashat e Vëllaznimit pësuan humbje ndaj Kastriotit me rezultat 22-32 duke rrezikuar kështu që të bien në një kategori më poshtë pasi vijojnë të jenë të fundit në klasifikim me vetëm 3 pikë.

Tek meshkujt, të shtunën u zhvillua Java e 27-të. Ekipi i Vëllaznimit luajti në udhëtim ndaj Zhegrës dhe arriti fitore 31-38./radiogjakova/