.
Published On: Mon, Jan 26th, 2015

Historianët sërish kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviçit

Share This
Tags

Ministri_JablanoviccLidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkoi sërish nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, të shkarkoj ministrin për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviç.

“Lidhja e Historianëve të Kosovës ‘Ali Hadri’ dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate për media, rithekson edhe një herë kërkesën e saj që Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, të shkarkoj nga detyra e Ministrit në Ministrin për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviçi.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga Kryeministri që të shkarkoj Ministrin dhe atë ta bëjë në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pasi që Ministri Jabllanoviq nuk i ka respektuar ligjet në fuqi në Kosovës.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i kujton Kryeministrit Mustafa, se fyerjet që i ka bërë Ministri Jabllanoviq, janë të pa pranueshme dhe janë shumë të turpshme.

Ndërgjegjja duhet të bie mbi Kryeministrin, sepse ne duhet të i kuptojmë nënat e fyera nga ana e Ministrit serb Jabllanoviç, dhe me veprimin tuaj Kryeministër dëshmojeni se në Kosovës ka shtet dhe shtet ligjor.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga të gjitha palët që të ruhet qetësia dhe se demonstrimi të jetë paqësor dhe të jetë sinjal i qartë si për faktorin e brendshme dhe atë të jashtëm”, thuhet në komunikatë.