Homazhe për Zarushin (VIDEO)
Gjakovë- Kryetarja Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga bashkëpuntorët e saj dhe qindra qytetarë të Gjakovës kanë ndezur qirinj pranë parkut të lagjes Gecë ku u aksidentua dy ditë më parë Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina.
Me lot në sy dhe lule në dorë bashkëpuntorët e partisë kanë bërë nderimet e tyre pranë fotosë së Zarushit e cila ishte vënë tek vendi tragjik i aksidentit.
“Humbja e Zarushit është e pazëvendësushme për ne. Ajo nuk është më në mesin tonë, por mbetet puna e saj, mbetet buzëqeshja që e ka shoqëruar përherë atë”, ka thënë Kusari-Lila.
Edhe banorët e lagjes Gecë me një kurorë dhe tufë lule kanë nderuar të ndjeren Karaxhija-Xharavina. Homazhet kanë vazhduar për rreth një orë./radiogjakova/