.
Published On: Mon, Jan 19th, 2015

Hoxha: Këtë vit merr fund odiseja e Çarshisë së vjetër

Share This
Tags

carshia-gjakova11Përkundër buxhetit tejet të vogël si dhe stafit të pamjaftueshëm të kuadrit profesional, Drejtoria komunale për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Gjakovë, për vitin 2015 ka bërë një planifikim tejet ambicioz.

Xhelal Hoxha, drejtor, për Radio Gjakovën ka thënë se, pos tjerash,  për herë të parë në komunën  tonë, këtë vit do të nisë edhe përpilimi i planeve të hollësishme për qendrat rajonale të Komunës së Gjakovës. Sipas tij  me plane të tilla do të pajisen tri qendra të mëdha rajonale, përkatësisht Rogova, Ponosheci dhe Cërmjani.

Në anën tjetër sipas kryeurbanistit gjakovarë, Hoxha, ketë vit planifikohet të definohet përfundimisht çështja e Çarshisë së Vjetër , më e madhja e këtij lloji në Ballkan, aty ku ruhet një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë historike dhe kulturore të kësaj treve.

Projekti i katërt i cili planifikohet të realizohet këtë vit nga ekspertët e Drejtorisë komunale për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, është projekti i quajtur “Gjakova e Re”. Bëhet fjalë për një projekt i cili është bashkë-dialoguar me qytetarë dhe i cili shtrihet në pjesën lindore të qytetit përkatësisht në lokalitetin Rezina./radiogjakova/