.
Published On: Thu, Jun 4th, 2015

Hudhja e mbeturinave problem në Gjakovë

Share This
Tags

mbeturina-Vetëm pak ditë kaluan nga aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” dhe gjendja e pastërtisë në qytetin e Gjakovës vazhdon të mbetet ajo e vjetra, duke bërë që i tërë mundi një mujor të shkoj huq. Grumbuj mbeturinash mund të shohësh në tokë gjithandej nëpër qytet, aty ku ka dhe nuk ka kontenjerë.

Mbeturina mund të shohësh edhe në qendër të qytetit, konkretisht në parkun qëndror dhe kjo është një dëshmi e fuqishme për nivelin tejet të uëlt të vetdijes qytetare, tek një pjesë e konsiderueshme e bashkëqytetarëve tanë.

Në Kompaninë Rajonale “Çabrati” thonë se ata po punojnë me tërë kapaicitetet e veta për pastrimin e qytetit, por, numri i madh i qytarëve që hudhin mbeturina pa kontrollë po del të jetë më i fuqishëm sesa puna dhe angazhimi i punëtorëve të “Çabratit”.

Nga ana tjetër, edhe në komunën e Gjakovës thonë se “Çabrati” po angazhohet maksimalisht, por janë qytetarët ata që nuk po e respektojnë ambientin dhe po hudhin mbeturina vend e pa vend. Në komunë apelojnë tek qytetarët që të kenë më shumë kujdes për ambientin, ndërsa paralajëmrojnë se nuk do të jetë e largët dita kur komuna do të fillojë seriozisht me shqiptimin e gjobave për hudhësit e mbeturinave.