.
Published On: Mon, Aug 17th, 2015

Hudhja e pa kontrolluar në lumin Krena sjell rrezikshmeri te lartë për banorët

Share This
Tags
Foto ilostruese

Foto ilostruese

Rrjedha e lumit “Krena” pranë rrugës “Bajram Curri”, pas hudhjeve të pa kontrolluara vite me radhë të dheut nga mihjet, pastaj të mbeturinave urbane dhe uzurpimeve të Tokës Ujore është shëndrruar në një lokalitet të rrezikshmërisë së lartë për jetërat e banorëve rezident nga rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet.

Nisur nga situata e krijuar, pas shumë insistimeve të stukturave Komunale në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapasinor, ditë më parë ka filluar rregullimi i shtratit të Krenës në këtë segment, një punë kjo e cila nga kryeurbanisti gjakovar Gjelal Hoxha është cilësuar si mjaft e vështirë dhe sfiduese, por jashtëzakonisht me rëndësi për tejkalimin e ankthit shumëvjeqar nga rreziku i bashkëqytetarëve tanë nga kjo lagje.

Lidhur me këte, Hoxha ka bërë të ditur  se hapsira prej 1,5 metra nga kaskada në mes murit zaptues dhe bregut të mihur nga argjilla, përkatësisht mella, është hapësira ku do vendosen gypat e kanalizimit fekal e që Krena do të kthehet në lumë normal ekologjik. Përkundër problemeve të theksuara, Hoxha ka thenë se ekzekutimi i punimeve pritet të zgjidhet në kuadër të tokës ujore.