.
Published On: Sat, Jul 26th, 2014

I domosdoshëm ndërtimi sa më i shpejt i rreth-rrotullimeve

Share This
Tags
 rrethrrotullimiaferhoteljakova
Ardhja e bashkëatdhetarëve në Gjakovë, ka shtuar dukshëm numrit të automjeteve në trafik, gjë e cila ka bërë që komunikacioni, në disa rrugë të zhvillohët me vështirsi. Një gjë e till është prezente në orët e mesditës dhe e posaçërisht në mbrëmje, kur për qarkullim të automjeteve është mbyllur rruga kryesore e qytetit “Nëna Terezë“.
Nëse gjithë kësaj i shtojmë edhe numrin e madh të rrugëve një-drejtimëshe dhe parkimin vend e pa vend të automjeteve, atëherë bëhet qartë se e gjithë kjo ka vështirësuar qarkullimin lirë të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Një situatë mjaft e ngarkuar paraqitet posaçërisht në rrugën “Shefki Shasivari”, përkatësisht në pjesën e rrugës e cila, nga ish godina e Shkollës së Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” shpie për në lagjen e Qabratit, e sidomos në kryqzimin e rrugës “Skënderbeu’ me rrugën transite, ku ndërprerja e komunikacionit për shkak të numrit të madh të automjeteve është mjaftë e gjatë.
Nisur nga kjo, mos respektimi i shenjave të komunikacionit posaçërisht atyre për parking dhe përdorimi i automjeteve pa nevojë të madhe, këtyre ditëve, nuk i kontribojnë situatës në trafik, përkundrazi po e vështirësojnë ate.