“Ikën” diarreja, bie numri i pacientëve në QKMF-në e Gjakovës
Gjatë këtyre ditëve të nxehta një problem shëndetësor me të cilën ballafaqohemi janë edhe diarretë, ose ndryshe siç njihen në popull si barkqitje.
Specialistja e mjekësisë familjare, doktoreshë Majlinda Bokshi, tha se edhe këtë verë ka pasur një numër të madh të pacientëve që janë paraqitur me këtë problem, por ditëve të fundit numri është në rënie.
Doktoreshë Majlinda dha disa këshilla se si mund të parandalohet diarreja ku thekson kujdesin në ushqim dhe higjienë, por në rast se ka barkqitje dhe të vjella të shpeshta pacienti duhet të paraqitet tek mjeku.
“Gjëja e parë që duhet të kemi kujdes është ushqimi, të kemi kujdes çfarë konsumojmë dhe në çfarë vendi. Duhet të vazhdojmë të ushqehemi me gjëra ‘të lehta’. Higjiena personale është shumë e rëndësishme. Enët me të cialt shërbehemi të jenë të pastruara mirë, ndërsa në shtëpi ushqimi të mos jetë i eksopozuar ndaj insketeve pasti ato bartin infeksione”, tha ajo.
Doktoresha Bokshi thotë se edhe ndryshimi tejet i madh i temperaturave me gati 10 gradë sjell shqetësime në organizmin e njeriut, duke shtuar se në këtë kohë njerëzit mund të ndjehen më të plogësht./radiogjakova/