Inaugurohet aparati dixhital
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, inaguroi aparatin dixhital për ofrimin e dokumenteve dhe shërbimeve komuale.
Gjatë këtij inagurimi kryetarja Kusari-Lila është shprehur se pikërisht në këtë periudhë kohore kur pritet të fillojë edhe fluksi i bashkëatëdhetarëve, qytetarët do të kenë mundësi që të nxjerrin dokumentet e nevojshme të gjendjes civile për 24 orë në çdo ditë të javës.
Kusari-Lila po ashtu ka theksuar që pritet shumë shpejtë që të funksionalizohen edhe aparata tjerë digjital që do të vendosen në qytetin e Gjakovës.
Aparati digjital ju ofron shërbime si:
• Dokumentet nga sektori i gjendjes civile (certifikatë te lindjes, ekstrakt i lindjes nga regjistri qendror, certifikatë e martesës, certifikatë e shtetësisë, certifikatë e vendbanimit)
• Gjendja e tatimit në pronë • Qasje në portalin e Gjakovës (informata rreth qytetit të Gjakovës dhe projekteve komunale)
• Qasje në drejtimin e kërkesave për komunën e Gjakovës.