.
Published On: Fri, Jun 17th, 2016

Inaugurohet monumentit per 26 martirët

Share This
Tags

Në lagjen “Mulla Jusuf” përbri Urës Monumentale të Taliqit, në Gjakovë, mbrëmë është bërë inaugurimi solemn i monumentit kushtuar 26 martirëve të rënë me 7 maj të vitit 1999. Bëhet fjalë për një aksion të planifikuar dhe organizuar hollësishëm, ku ishin të përfshirë forcat e mëdha policiore dhe paramilitare serbe, me ç’rast u kapën dhe pastaj u masakruan 26 banorë të paarmatosur të kësaj lagje. Duke folur në këtë manifestim, njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre, Agron Binaku, ka thënë se kujtimi për martirët e kësaj masakre, do të jetë pjesë e pandashme e jetës së banorëve të kësaj lagje dhe të Gjakovës, të cilët duhet të dinë të çmojnë dhe të vlerësojnë sakrificën e martirëve të rënë.

“Monumenti i përuruar është një dëshmi e krimit të paparë që kriminelët serb e bënë ndaj popullatës së pafajshme në Gjakovë”, tha Nysrete Kumnova, në emër të shoqatës Thirrjet e nënave. Te pranishmive me nje fjale rasti iu drejtua edhe profesor Jahja Koka, ndersa si u bë e ditur me këtë rast ndërtimi i monumentit kushtuar 26 martirëve të rënë me 7 maj të vitit 1999, është bërë me iniciativë të familjarëve përkatësisht banorëve të lagjes “Mulla Jusuf”, ndërkohë që është mbështetur nga Fondacioni Behxhet Pacolli.