.
Published On: Sat, Oct 25th, 2014

Inspektorati nis gjobitjen e ndotësve të ambientit

Share This
Tags

mbeturina-Inspektorati Gjakovës ka nisur të shpërndajnë gjoba ndaj ndotësve të ambientit. Sipas drejtorit të Punës Inspektuese Mentor Sylemta, inspektorët kanë kapur 15 persona të flagrancë, duke hedhur mebturina në vende të ndaluara.

“Vetëm gjatë kësaj javë janë kapur në vepër dhe janë shqiptuar 15 dënime për hedhjen e mbeturinave jashtë vendeve ose kontejnerëve nga autoriteti komunal”, thotë Sylemeta.

Komuna e Gjakovës javën e kaluar së bashku me kompaninë e pastrimit “Çabrati” ka larguar kontejnerët në disa pika, në rrugët kryesore të qytetit.

Pikërisht në këto vende, ku për shumë kohë kanë qenë si vende ku qytetarët kanë hedhur mbeturinat, sipas Sylemetës, janë kapur tashti ndotësit. Sipas autoriteteve komunale, 4 vende në rrugët frekuntuese, do të jenë në monitorim të vazhdueshëm të inspektorëve. Bëhet fjalë për vendet si tek “Ura e Islam Begut”, në “Çarshinë e vogël”, te shkolla “Zekirja Rexha” dhe afër spitalit të qytetit.

Inspektorati i Ambientit, është mobilizuar dhe ka filluar të inspektojë edhe gjatë orëve të vona të natës, gjatë gjithë javës, ka thënë ndërkohë Ali Tafarshiku, shef informacioni në zyrën e kryetares së Komunës. Sipas drejtorit të Inspekcionit Sylemta, “ky aksion do të vazhdojë deri në disiplinimin-vetëdijesimin e plotë të qytetarëve për mosndotje ambienti./Koha.net/.